signup
Last Threads from Main Forums
Ded Gecaj in Kosovo verhaftet by goldenman
Die kosovarische Polizei hat den St. Galler Lehrermörder Ded Gecaj verhaftet. Der kosovarische Justizminister entscheidet bis Freitag über die Auslieferung.
Forum: Kosova
This thread has 4 replies and was viewed 94 time(s). Last replies by:
Kush thotë i pari "Të dua" në dashuri?! by e dashuruara
Duhet te bej djali apo vajza hapin e pare ketu?    ...
Forum: Dashuria / Liebe
This thread has 3 replies and was viewed 12 time(s). Last replies by:
Noizy i dashuruar me Enxhin e BBA 3 by Gentos
Një nga reperët më të njohur shqiptar, Noizy, tashmë është zbuluar se është në lidhje me bukuroshen dhe ‘agjenten’ e Big Brother Albania 3, Enxhin.
Forum: Albanian VIP
This thread has 0 replies and was viewed 5 time(s).
Sporti Shqiptar ne Zvicer - Albanischer Sport in der Schweiz by Gentos
Pjesë e ndeshjes Thun - Basel 6 futbollistë shqiptarë Prishtinë, 23 gusht...
Forum: Sporti Shqiptar / Albanischer Sport
This thread has 0 replies and was viewed 3 time(s).
Anerkennung des Kosovo by Gentos
USA erkennen Unabhängigkeit des Kosovo an Die USA haben das Kosovo nach Informationen der BBC-Redaktion als erstes Land als unabhängigen Staat anerkannt. Damit geht Washington weiter auf Konfrontationskurs zu Moskau...
Forum: Kosova
This thread has 10 replies and was viewed 137 time(s). Last replies by:
Kombetarja Shqiptare / Albanische Nationalmannschaft
#1 Mai 11, 8:32 am
Kombetarja Shqiptare / Albanische Nationalmannschaft

Die Albanische Fußballnationalmannschaft (albanisch Kombëtarja) ist die Auswahlmannschaft der Federata Shqiptare e Futbollit, des Fußballverbandes von Albanien. Sie ist seit 1930  international aktiv. Bisher erreichte sie nur Achtungserfolge gegen stärkere Gegner und konnte sich noch für keine Endrunde einer Welt- oder Europameisterschaft qualifizieren. Im Jahr 1946 konnte Albanien beim Balkan-Cup den einzigen Titelgewinn feiern.


Der wahrscheinlich wertvollste Sieg der albanischen Nationalmannschaft war wohl das 2:1 gegen den damaligen Europameister Griechenland am 4. September 2004 in der WM-Qualifikation im Qemal-Stafa-Stadion von Tirana. Die albanische Nationalelf war schon nach 10 Minuten mit 2:0 in Führung gegangen.


http://www.fshf.org/images/stories/lajme_balli/shqiperi_irlanda.jpg



  •  http://kombetarja.com/fotosport/kombetarja-mini/ansi-agolli-new.jpg Ansi Agolli

  •  http://kombetarja.com/fotosport/kombetarja-mini/ardian-aliaj.jpgArdian Aliaj

  •  http://kombetarja.com/fotosport/kombetarja-mini/arian-beqaj-new.jpgArian Beqaj

Liste wird demnächst fortgeführt

Letztes Update am Juli 30, 12:05 pm von Gentos.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#2 Mai 11, 8:39 am
Kuzhe e do edhe kosovarin Basha në Kombëtare


Tiranë, 5 maj - Seleksionuesi i Shqipërisë, Josip Kuzhe, është i interesuar të ofrojë edhe mesfushorin kosovar, Migjen Basha, në Kombëtare. Kroati këtë fundjavë do të udhëtojë drejt Italisë për të përcjellë mesfushorin kosovar të Frosinones nga afër në ndeshjen kundër Cittadellës. Lajmin e ka konfirmuar vet Kuzhe, të martën për gazetën.

"Do të shkojë ta shikojë personalisht Bashën në ndeshjen e ardhshme dhe gjatë këtyre dy ditëve pres edhe ca informatë shtesë nga ana e Federatës shqiptare rreth pajisjes së tij me pasaportë", ka deklaruar Kuzhe. "Unë të gjitha këto sinjale për të shkuar dhe vëzhguar futbollistët që mendoj t'i ofrojë në Kombëtare i marrë nga drejtuesit e Federatës. Ndërsa, për Bashën kam dëgjuar shumë dhe gjithashtu kam informata të mjaftueshme edhe nga miqtë e mi".

Mesfushori defensiv Basha këtë edicion luan te Frosinone që posedon gjysmën e kartonit të tij, pasi gjysma tjetër është pronë e skuadrës Rimini që garon në Serie C. Ai këtë edicion te Frosinone është futbollisti me minutazhin më të madhe. Gjithsej në Serie B ka zhvilluar 33 ndeshje dhe ka shënuar tre gola. Gjatë miniafatit kalimtar të janarit është kërkuar nga shumë skuadra italiane të Serie A, si Fiorentina, Sampdoria e Atalanta të cilat ofronin deri në katër milionë euro.

Basha në dy edicionet e fundit luan në Serie B, ndërsa në Itali u transferua në vitin 2006 nga ekipi zviceran Lausanne. Më pas luajti për skuadrat Lucchese për të vazhduar me Viareggion dhe Riminin.

Pos Bashës trajneri Kuzhe ka thënë fjalë të mira edhe për sulmuesin kosovar Andis Shalën që luan në Skoci te skuadra Dundee United.

"Kam shumë kontakte me Shalën, por thjeshtë nuk kam gjetur kohë të lirë për ta vizituar dhe parë në ndeshje. E përcjelli vazhdimisht dhe në të ardhmen mund të them se pres që të jetë pjesë e Shqipërisë", u shpreh Kuzhe.

Tash për tash luajnë disa futbollistë nga Kosova për Kombëtaren shqiptare, si Arian Beqaj, Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri, Samir Ujkani, Besart Berisha e Ahmed Januzi.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#3 Mai 12, 3:22 pm
25 maj 2010, Mali i Zi - SHQIPERIA ("miqesore")

Lajmin e kan konfirmu faqja zyrtare e federates t'malit t'zi.

http://www.fscg.co.me/201003311067/Vijesti-Selekci...

jom i sigurt qe ka me pas ndo ni ferrk =)





...Yellow Hooligan ...
#4 Mai 21, 3:03 pm
Shqipëria bëhet gati
Përfaqësuesja e Shqipërisë po përgatitet për miqësoret e radhës kundër reprezentacionit të Malit të Zi, që zhvillohet në Podgoricë më 25 maj, dhe atë të 2 qershorit ndaj Andorrës. Të premten ekipi i Josip Kuzes do ta zhvillojë një ndeshje kontrolluese përballë përfaqësueses U-19 të Shqipërisë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë të mërkurën mbrëma ka filluar grumbullimin, derisa të enjten ekipi kuq e zi është kompletuar në fshatin Luz të Kavajës, para dy miqësoreve të radhës përballë reprezentacionit të Malit të Zi - që zhvillohet më 25 maj në Podgoricë - dhe atë ndaj Andorrës, që luhet më 2 qershor në Tiranë.

Me këtë rast, kuqezinjtë të udhëhequr nga selektori Josip Kuze kanë zhvilluar një seancë stërvitore gjatë paradites të së enjtes dhe një tjetër në mbrëmje.

Përfaqësueses së Shqipërisë i është bashkuar edhe portieri i Laçit, Ervin Llani në vend të portierit kosovar të dëmtuar, Arian Beqaj. Llani bëhet futbollisti i gjashtë i ri që Kuze ka ftuar në Kombëtare, pas Ditmar Bicaj, Emiljan Veliaj, Bekim Bala, Ahmed Januzi dhe Parid Xhihani.

Të premten në Luz të Kavajës ekipi i Josip Kuzes do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen U-19 të Shqipërisë.

Miqësoret ndaj Malit të Zi dhe Andorrës, përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Josip Kuze i ka cilësuar si testime të mira për ekipin e tij, në prag të fillimit të eliminatoreve për kampionatin evropian, ‘Euro 2012’.

Lëndohet Kapllani
Qysh në stërvitjen e parë të Kombëtares shqiptare të zhvilluar të mërkurën pasdite, sulmuesi i saj Edmond Kapllani ka pësuar një lëndim në nyje të këmbës, me ç’rast, sipas mediave shqiptare, ai rrezikon të mos paraqitet në ndeshjen ndaj Malit të Zi. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet të mësohet saktësisht se a do të mund të luajë Kapllani në Podgoricë.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#5 Mai 25, 2:15 pm
Sot Mali i Zi -Shqiperi, malazezët me pretendime

Në futbollin modern nuk ka të dobët apo të fortë, sidomos në nivele të tilla. Filozofia e futbollit shqiptar është shumë e ngjashme me tonën. Ata janë një ekip i mirë, me një specialist me përvojë dhe kanë marrë shumë rezultate të mira. Në eliminatoret e fundit kanë bërë shumë hapa përpara, por edhe shumë surpriza, siç ishte barazimi me Portugalinë", shton trajneri kroat i Malit të Zi.

Trajneri i Malit të Zi Zllatko Kranjcar ka kërkuar patjetër fitore nga ndeshja e sotme me Shqipërinë, e cila sipas tij do t'u sjellë futbollistëve më shumë besim në vetvete në prag të eliminatoreve të Euro 2012. Duke folur në konferencën e fundit për shtyp përpara kësaj sfide, tekniku ka vlerësuar Josip Kuzhenë si profesionist, por është shprehur se malazezët do të dominojnë që nga fillimi në këtë takim.

"Ekipi ynë gëzon një formë të mirë dhe u kam kërkuar futbollistëve dominimin e takimit nga minuta e parë, në mënyrë që të marrim një rezultat të kënaqshëm, - është shprehur Kranjcar.

- Në futbollin modern nuk ka të dobët apo të fortë, sidomos në nivele të tilla. Filozofia e futbollit shqiptar është shumë e ngjashme me tonën. Ata janë një ekip i mirë, me një specialist me përvojë dhe kanë marrë shumë rezultate të mira. Në eliminatoret e fundit kanë bërë shumë hapa përpara, por edhe shumë surpriza, siç ishte barazimi me Portugalinë", shton trajneri kroat i Malit të Zi.

Kranjcar ka bërë të ditur se skuadra e drejtuar prej tij do të kërkojë fitore në mënyrë që të fitojë më shumë besim në vetvete për eliminatoret e ardhshme. "Shpresoj që në këtë ndeshje në Podgoricë gjithçka të shkojë mbarë dhe ekipi ynë të marrë fitoren.

Na duhet suksesi, pasi në këtë mënyrë shtohet besimi në vetvete para fillimit të ndeshjeve kualifikuese për Europianin 2012", ka deklaruar ai. Tekniku kroat nuk e ka pasur problem të bëjë të ditur as formacionin, ku ajo që bie në sy është mungesa e Stefan Jovetiç të Fiorentinës.

"Nuk kam dilema në lidhje me formacionin që do të luajë përballë Shqipërisë. Prandaj takimin do ta nisim me këtë përbërje: Bozoviç, Paviçeviç, Basha, Batko, Jovanoviç, Novakoviç, Kashçelan, Bozoviç, Vukçeviç, Vuçiniç dhe Daloviç", tha Kranjcar.

Shqipëria

Ndërkohë, kombëtarja shqiptare ka udhëtuar dje paradite për në Mal të Zi, ku sot në orën 20.15 do të zhvillohet miqësorja e dytë për vitin 2010, pas asaj me Irlandën e Veriut. Ekipi ka udhëtuar me autobus drejt Podgoricës, duke parë edhe largësinë e shkurtër mes dy vendeve.

Në fakt, miqësorja me Malin e Zi shihet si një test tepër i rëndësishëm nga trajneri Josip Kuzhe. Sipas tij, loja e skuadrës së Kranjcar është e ngjashme me atë të Rumanisë dhe futbollistët duhet të tregojnë në fushë se e meritojnë të jenë pjesë e kombëtares në eliminatoret e Euro 2012.

Kuzhe ka bërë të ditur se do të hedhë në fushë një skuadër me dy sulmues të deklaruar, Bogdani e Salihi, ndërkohë që problemi i vetëm është dëmtimi i Kristi Vangjelit. Në vend të tij, kroati do të hedhë në fushë Agollin në të majtë, ndërsa në mbrojtje do të luajnë edhe Cana, Curri e Dallku. Në mesfushë do të luajnë Bulku, Duro, Skela dhe Lika.
Letztes Update am Juni 4, 8:40 pm von Gentos.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#6 Mai 25, 3:33 pm
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#7 Mai 25, 3:45 pm
kush e jep ndeshjen perveq Supersportit ? confused ????





...Yellow Hooligan ...
#8 Mai 25, 9:05 pm
Shkëlqen Shqipëria

Kombëtarja shqiptare ka shkëlqyer ndaj Malit të Zi, të cilin e mposhti me rezultat 1:0, në miqësoren e zhvilluar në Podgoricë. Golin vendimtar për Kuqezinjtë e realizoi Hamdi Salihi, në pjesën e dytë. Selektori Josip Kuze është ndarë i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij, sidomos me repartin defanziv.


kombetarja-490x320.jpg

Kombëtarja shqiptare ka treguar lojë të shkëlqyer përballë Malit të Zi, ndaj të cilit fitoi të martën mbrëma me rezultat 1:0, në miqësoren e zhvilluar në Podgoricë. Djelmoshat e trajnerit Josip Kuze kanë qenë më të mirë sesa kundërshtari, gjatë gjithë ndeshjes.

Përkundër lëndimit të hershëm të regjisorit të lojës, Ervin Skela, Kuqezinjtë vazhduan me ritëm të njëjtë deri në fund. Lorik Cana e ka udhëhequr për mrekulli repartin defanziv, duke lënë nën hije repartin ofanziv të malazezëve, që prihej nga lojtari i shquar, Mirko Vucinic.

“Jam i gëzuar për fitoren. Jam i kënaqur me repartin defanziv, por jo edhe me atë ofanziv. Skela u lëndua në fillim. Me të do të luanim edhe më mirë”, ka thënë pas ndeshjes selektori Josip Kuze, i cili nuk ka pësuar asnjë humbje, prej se e ka marrë në dorë përfaqësuesen shqiptare.

Kuqezinjtë kontrolluan lojën në pjesën e parë, ndërsa patën një rast të mirë me anë të Erjon Bogdanit, që u tregua i ngathtë. Portieri Isli Hidi ishte i papunë gjatë tërë ndeshjes, përpos në dy raste, kur rrezikoi sulmuesi i Romës, Vucinic.

Loja e mirë e Shqipërisë u shpërblye në minutën e 79-të, kur sulmuesi Hamdi Salihi shënoi një eurogol nga rreth 20 metra.

Kjo ishte fitorja e dytë rresht e Kuqezinjve, pas asaj ndaj Irlandës së Veriut. Duhet cekur se tek Mali i Zi në pjesën e dytë u paraqit sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj, ndërsa trajneri Kuze nuk vendosi ta inkuadrojë në lojë Ahmed Januzin.

Por, sulmuesit të Vorsklas mund t’i vijë radha javën e ardhshme, në miqësoren tjetër të shqiptarëve, që do të zhvillohet në Tiranë. “Në ndeshjen ndaj Andorrës do t’i provojmë lojtarët e rinj”, ka premtuar Kuze.

Prej se e ka marrë ‘timonin’ e Kombëtares shqiptare, trajneri kroat nuk e ka humbur asnjë ndeshje: shënoi tri fitore, ndërsa barazoi në dy të tjera.
Letztes Update am Juni 4, 8:40 pm von Gentos.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#9 Mai 26, 12:19 pm
Kuzhe po ngre në nivele të larta Shqipërinë

Cana i cili luajti si kapiten nga minuta e 18-të, kur Skela doli i dëmtuar, tha pas ndeshjes se "kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin. Është e e vështirë të ngresh në nivele të larta një skuadër si Shqipëria. Duhet punë, mund dhe shumë kohë për ta bërë këtë si duhet".

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë qenë të lumtur pas fitores 1-0 të arritur në miqësoren e zhvilluar në Podgoricë ndaj Malit të Zi.
Lorik Cana, i cili aktivizohet tek Sandërlendi në kampionatin anglez, theksoi se "me Kuzhen po ndërtojmë një Shqipëri të madhe".

Cana i cili luajti si kapiten nga minuta e 18-të, kur Skela doli i dëmtuar, tha pas ndeshjes se "kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin. Është e e vështirë të ngresh në nivele të larta një skuadër si Shqipëria. Duhet punë, mund dhe shumë kohë për ta bërë këtë si duhet".

"Sonte gjej rastin të falenderoj trajnerin Kuzhe, por dhe tifozerinë e zjarrtë që na ka përkrahur gjatë gjithë ndeshjes. Gjithashtu loja e mirë ishte meritë e të gjithë ekipit", u shpreh Cana.

Ai vuri në dukje se nëse duam të ndërtojmë një skuadër të fortë, duhet ta bëjmë këtë duke e nisur nga mbrojtja. "Kemi mësuar të organizojmë si duhet të gjitha repartet.

Kjo më bënë optimist për të ardhmen. Na duhet të bëhemi një skuadër e vështirë për t'u mundur e më pas kualitet mund të bëjnë diferencën. E patë që Salihi ia doli ta bënte këtë me golin që realizoi sonte", tha Cana.
Letztes Update am Juni 4, 8:40 pm von Gentos.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#10 Mai 26, 12:31 pm
kadale more mos t pshurrim perpjet aq heret se kerkah sjena teeth_smile





...Yellow Hooligan ...
#11 Mai 26, 2:26 pm
Zitieren:
Originalpost von: Agim Ramadani

hab das spiel live im tv gesehen. albanien war die bessere mannschaft aber wir sind noch weit von einer guten mannschaft entfernt.


Jep so ist es ... die Medien bertreiben wie immer wenn Albaninen mal ein Spiel gewinnt , die sollen wrend der Quali ruhig solche Spiele gewinnen und genau solche Resualte 1:0 0:1.

Hoffe wir sind auf nem gutem Weg wink_smile





...Yellow Hooligan ...
#12 Juni 1, 1:54 pm
Shqipëri - Andora, vëtëm fitore për kombëtaren dhe tifozët

Kundërshtari luan shumë në mbrojtje (“Unë parkoj autobusin para portës”, thotë në mënyrë figurative trajneri i Andorrës, Rodrigo). Këtë e dinë mirë Duro&Co., ndaj strategjia e Shqipërisë do të jetë e një lojë sulmuese, me forca të shumta në kërkim të golave që do të dëfrenin fansat, që do të jenë të pranishëm në stadium.

Vetëm 24 orë e ndajnë Shqipërinë nga miqësorja e së mërkurës, të brenda në një jave, atë ndaj Andorrës në shtëpi. Tashmë trajneri i kuqezinjve, Josip Kuzhe, dhe futbollistët e tij po i japin dorën e fundit fazës përgatitore për këtë sfidë, e cila nuk konsiderohet shumë e vështirë, por ku do të synohet të testohet “gjaku” i ri i përfaqësues.

Megjithatë kjo ndeshje është një “thikë me dy presa” për ata që pritet të zbresin në fushë. Kundërshtari është i një niveli modest dhe opinioni është i përgatitur për një fitore, pse jo me goleadë. Nëse do të arrihet kjo, protagonistët thjesht do të përforcojnë besimin e trajnerit se meritojnë bluzën. Por një rezultat zhgënjyes, siç mund të jetë barazimi, apo ndoshta një humbje surprizë, mund të jetë penalizuese për disa prej të aktivizuarve. Prandaj kjo ndeshje është një sfidë, që meriton vëmendjen e të gjithëve.

I këtij mendimi është edhe Klodian Duro, mesfushori me përvojë të madhe ndërkombëtare, i cili flet gjithmonë si një lojtar profesionist, edhe kur bëhet fjalë për ballafaqime me një nga ekipet më modeste në botë. “Duhet të fitojmë për të ruajtur vazhdimësinë pozitive pas fitores me Malin e Zi dhe për t’u dhuruar kënaqësi tifozëve tanë”, nënvizon lojtari i Apollon Limasolit në Qipro. Duro pritet të jetë pjesë e 11-shes titullare anti-Andorrë.

Elbasanasi, një ndër lojtarët më stabël të përfaqësues në këto vitet e fundit, vë theksin e tij te fitorja e mundshme të mërkurën, pasi, sipas tij, vetëm kështu do të mund të ruhej një klimë optimale në vazhdimësi deri në shtator, kur edhe Shqipëria do të shënojë startin zyrtar të eliminatoreve për Euro 2012.

“Në të vërtetë Andorra është një skuadër e vogël, gjithsesi ajo nuk duhet nënvlerësuar, sqaron mesfushori i krahut të djathtë. Detyra jonë është ta fitojmë këtë ndeshje, duke qëndruar me këmbët në tokë dhe të respektojmë të gjitha detyrat që do të na japë trajneri. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të arrijmë rezultatin e dëshiruar. Objektivi ynë për këtë ndeshje është vetëm fitorja, pasi kështu do të mund të ruanim vazhdimësinë pozitive, pas asaj fitoreje të rëndësishme ndaj Malit të Zi një javë më parë”. Po ashtu, sipas Duros, kjo ndeshje do të jetë një mundësi për të kënaqur tifozët kuqezinj.

Kundërshtari luan shumë në mbrojtje (“Unë parkoj autobusin para portës”, thotë në mënyrë figurative trajneri i Andorrës, Rodrigo). Këtë e dinë mirë Duro&Co., ndaj strategjia e Shqipërisë do të jetë e një lojë sulmuese, me forca të shumta në kërkim të golave që do të dëfrenin fansat, që do të jenë të pranishëm në stadium.

“Kjo fitore do ta mbante të lartë moralin e ekipit deri në prag të nisjes së eliminatoreve”, shton mesfushori kuqezi. Duro gëzon një reputacion të mirë tek Apolon Limasoli në Qipro, ndaj e ardhmja e tij për sezonin e ardhshëm nuk do të pësojë asnjë luhatje.

“Me Apolonin kam një kontratë edhe për një vit tjetër, saktëson elbasanasi. Po ashtu kam një marrëdhënie shumë të mirë me klubin dhe mendoj ta respektoj këtë kontratë në edicionin e ardhshëm, ku do të marrim pjesë në Europa League”. Sot trajneri Kuzhe pritet të japë një konferencë të fundit për shtyp para ndeshjes, rreth orës 12.00, pak para stërvitjes përmbyllëse të kuqezinjve në prag të sfidës me Andorrën./t.ch/
Letztes Update am Juni 4, 8:40 pm von Gentos.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#13 Juni 2, 10:34 pm
Vazhdojnë me fitore
Kombëtarja e Shqipërisë arriti fitoren e tretë me radhë, pasi të mërkurën mbrëma në ndeshjen miqësore mposhti Andorrën, me rezultat 1:0. Edhe njëherë për kuqezinjtë vendimtar ishte Hamdi Salihi, i cili e realizoi golin e fitores.

Kombëtarja e Shqipërisë të mërkurën mbrëma ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë ndaj Andorrës, me rezultat minimal, 1:0, falë golit që e ka shënuar Hamdi Salihi.

Kjo është fitorja e tretë rresht që përfaqësuesja kuq e zi e shënon në tri ndeshjet e fundit miqësore, pasi më parë kishte mposhtur Irlandën e Veriut dhe së fundmi Malin e Zi.

Fitoren e përfaqësueses shqiptare ndaj Andorrës, selektori i ekipit kombëtar, Josip Kuze, e ka cilësuar si shumë të rëndësishme për ekipin e tij, para se Shqipëria t’i nis garat eliminatore për Kampionatin Evropian, që mbahet në Ukrainë e Poloni në vitin 2012.

“Nëse do të fitonim kështu me rezultat 1:0 edhe në kualifikime do të isha më se i lumtur. Jam i kënaqur me rezultatin e sotëm, por edhe me lojën e treguar. Ndaj një kundërshtari si Andorra që mbrohet gjatë gjithë ndeshjes është e pa mundur të bësh më shumë”, ka deklaruar Kuze pas këtij takimi, i cili padyshim se ka luajtur një rrol të rëndësishëm në këto suksese të fundit që i ka arritur ekipi kuq e zi.

Megjithatë, Kuze ka thënë se pas këtyre tri ndeshjeve të fundit miqësore, e ka të qartë se cilët lojtarë do ta përbëjnë ekipin e parë.

“Pas tri miqësoreve, tani e kam të qartë përbërjen e parë, dhe në muajin gusht kërkoj një ndeshje tjetër miqësore me ndonjë kundërshtarë më të fortë”, ka theksuar Kuze, menjëherë pas përfundimit të këtij takimi.

Para fillimit të ndeshjes, në ‘Qemal Stafa’ është mbajtur një minutë heshtje në nderim të sulmuesit kosovar i cili ndërroi jetë më 15 maj pas një sulmi në zemër, Besian Idrizaj, i cili ishte kandidatë për ta veshur fanellën kuq e zi.

Edhe pse takimin e nisi në mungesë Lorik Canës, Erion Bogdanit, Debatik Currit, Armend Dallkut e Altin Lalës, Shqipëria dominoi gjatë gjithë pjesës së parë në duel me Andorrën, duke bërë përpjekje për të kaluar në avantazh.

Këtë synim kuqezinjtë e arritën në minutën e 43-të të takimit, kur Hamdi Salihi shfrytëzoi një harkim të Vangjelit nga e djathta, duke realizuar gol për rezultat 1:0. Pikërisht Salihi e kishte shënuar golin e fitores për Shqipërinë para pak ditëve ndaj Malit të Zi (0:1).

Gjatë kësaj pjesë-loje ekipi i Josip Kuzes i pati edhe dy raste tjera, por që nuk mundi t’i shfrytëzoj Edmond Kapllani. Madje, Shqipëria e shënoj edhe një gol tjetër nëpërmjet Vrapit, por që anulua nga gjyqtari i takimit.

Shqipëria ka dominuar edhe gjatë pjesës së dytë, duke i krijuar disa raste të mira shënimi, por që nuk ia doli t’i konkretizoj, dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 1:0.

Selektori i kombëtares kuq e zi, Josip Kuze e shfrytëzoi këtë ndeshje për t’i provuar edhe disa lojtarë tjerë, ashtu siç edhe pati paralajmëruar para takimit. Kroati i bëri shtatë ndryshime në formacion. Por, i vetmi që mbeti pa u aktivizuar në këtë ndeshje ishte sulmuesi kosovar, Ahmed Januzi.

Kuze e kishte ftuar Januzin prej ekipit të shpresave në grumbullimin e ekipit kombëtar për dy miqësoret ndaj Malit të Zi e Andorrës, por që nuk u aktivizua në asnjërin prej këtyre dy takimeve.
Letztes Update am Juni 4, 8:40 pm von Gentos.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#14 Juni 4, 5:04 pm
Habe die 2te halbzeit geschaut und dass Spiel hate nen amateurhaften niveau, ich hoffe dass die spieler so schnell wie möglich ihre einstellungen ändern um wennigstens bei der em quali zu überzeugen...
#15 Juni 4, 8:41 pm
Quote:
Originalpost von: Lonsdale

Habe die 2te halbzeit geschaut und dass Spiel hate nen amateurhaften niveau, ich hoffe dass die spieler so schnell wie möglich ihre einstellungen ändern um wennigstens bei der em quali zu überzeugen...


War ja nur Testspiel.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#16 Juni 4, 8:44 pm
Nuk u mërzit

Mungesa e përvojës në ndeshje ndërkombëtare ka qenë arsyeja pse Josip Kuze kishte vendosur të mos e inkuadronte në lojë sulmuesin kosovar, Ahmed Januzi, në asnjërën prej dy ndeshjeve të fundit miqësore që i zhvilloi Kombëtarja e Shqipërisë ndaj Malit të Zi e Andorrës. Por, 21 vjeçari nuk është zhgënjyer që nuk luajti, sepse Kuze llogarit në të për të ardhmen.

Futbollisti kosovar, Ahmed Januzi nuk është zhgënjyer aspak nga fakti që Josip Kuze nuk e inkuadroi asnjë minutë të vetëm në ndonjërën prej dy ndeshjeve të fundit miqësore, që Kombëtarja e Shqipërisë i zhvilloi ndaj Andorrës dhe Malit të Zi.

Sulmuesi vushtrrias është pajisur me pasaportë shqiptare në vitin 2009, derisa me përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë i ka zhvilluar rreth dhjetë ndeshje. Ai u ftua nga Kuze për herë të parë në grumbullimin e përfaqësueses A, në përgatitje për miqësoret ndaj Malit të Zi dhe Andorrës, në të cilat ndeshje ekipi kuqezi ka triumfuar me rezultat identik, 1:0.

Pritej që Januzi do të debutonte me Kombëtaren Shqiptare të paktën në ndeshjen ndaj Andorrës, e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Tiranë, por kjo nuk ndodhi.

21 vjeçari tregoi se selektori Josip Kuze kishte vendosur të mos e inkuadronte atë në asnjërën prej këtyre dy ndeshjeve, për arsye se vushtrriasi akoma nuk ka përvojë të duhur në ndeshje ndërkombëtare. Megjithatë, Januzi thotë se vendimi i trajnerit duhet respektuar.

“Para ndeshjes me Malin e Zi, Kuze na ka njoftuar se në atë takim do të hyjë me ekipin e parë. Ndërsa, para ndeshjes me Andorrën kam biseduar me Kuzen dhe ai më tha se mos të mërzitem nëse nuk më inkuadron në ndeshje, sepse ai tha se duhet që të futen në lojë disa lojtarë që kanë pritur para meje për të luajtur”, deklaroi Januzi për Express të enjten.

“Trajneri e di më së miri se si bëhet formacioni dhe vendimet e tij duhet të respektohen. Unë nuk jam mërzitur që s’kam luajtur. Përkundrazi, jam i kënaqur që kam qenë në grumbullim me ekipin kombëtar dhe kam kaluar shumë mirë gjatë gjithë kohës me shokët e ekipit dhe me anëtarët e shtabit teknik”, shtoi ai.

Lojtari i Vorskla Poltava pohoi se e ka paralajmëruar Josip Kuze se do ta ftojë atë edhe në grumbullimet e ardhshme të Kombëtares së Shqipërisë.

“Për mua është e rëndësishme që jam ftuar në këtë grumbullim në moshë të re. Kuze më ka thënë se është i kënaqur me punën që kam bërë gjatë stërvitjeve me ekip. Ai më tha të mos mërzitem që nuk jam futur në asnjërën ndeshje sepse ka qenë hera e parë që jam ftuar. Kuze më tregoi se do të më ftojë edhe në grumbullimet e ardhshme të Kombëtares dhe se një ditë do të më vjen rasti edhe mua për të luajtur. Besoj se me punë do ta arrij synimin”, theksoi Januzi.

Kombëtarja shqiptare të mërkurën mbrëma e radhiti fitoren e tretë rresht në ndeshje miqësore, pasi e mposhti Andorrën me rezultat 1:0. Me rezultat të njëjtë kuqezinjtë fituan edhe më 25 maj në Podgoricë ndaj Malit të Zi, derisa më parë patën mposhtur Irlandën e Veriut.

http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikuj...
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#17 Juni 6, 12:51 pm
Kam dëshirë të luaj për Shqipërinë

muhamed_demir_65_950077105.jpg

Futbollisti shkupjan i FC Thun, Muhamet Demiri pas titullit kampion të fituar me skuadrën e divizionit të dytë të Zvicrës, FC Thun është kthyer në vendlindje për pushime. Ai në një intervistë për “Lajm” ka treguar se si fëmijë shumë i vogël (3 muaj) ka braktisur vendlindjen e tij Bukovicin (fshat në Komunën e Sarajit) dhe është shpërngulur në Basel të Zvicrës. Karriera e tij ka qenë interesante, pasi tre vite është marrë me sportin e karatesë (1994-97), ndërsa papritmas ka kaluar në futboll. Nga sezoni 1997-2001 ishte pjesë e Konkordias, kurse nga viti 2001-03 u transferua në Basel. Me këta të fundit u bë kampion i Zvicrës për juniorë (U19). Sërish është kthyer në Konkordia ku qëndroi plotë pesë vite. Në shtator të 2009 i përforcoi radhët e Thunit.



Lajm: Beteja për titull ka qenë e vështirë, titulli midis FC Thun dhe Luganos u vendos në javën e fundit, pas së cilës ju u shpallët kampion të ligës së dytë?


Demiri: Po, ashtu është. Nga fillimi e deri në fund të kampionatit kemi bërë një luftë të madhe me skuadrën e Luganos. Ne kemi qenë shtatë javë lider të ligës së dytë, kurse më pas Lugano e mori lidershipin duke mos e lëshuar deri në ndeshjen e fundit. Ne ishim mysafirë të Gossaut, kurse Lugano në shtëpi të vet luante me Vaduzin. Lugano kishte një pikë më shumë se ne, mirëpo trajneri na tha se neve sduhet të na interesojë dueli Lugano – Vaduz, por ndeshja jonë. Ai na tha se në 15 minutat e parë duhet të shënojmë tre gola dhe ia arritëm qëllimit. Në fund takimi u mbull 6-2 për ne, kurse Lugano barazoi në shtëpi 1-1. Na u duke pabesushme. Pas ndeshjes na njoftuan se në Thun ishin duke na pritur 5 mijë tifozë në mesin e tyre edhe kryetari I komunës. Kemi festuar deri në orët e vona.


Lajm: Do të qëndroni në TC Thun edhe në Super Ligë?

Demiri: Para se të vijë në shtëpi për pushime, drejtuesit e klubit më ofruan marrëveshje të re. Kam firmosur për tre vite, me opsion që të prish kontratën nëse ka ekipe të interesuara për mua. Dëmshpërblimi që duhet paguar klubi I ri është 250 mijë franga.


Lajm: Cilat janë synimet e Thunit në elitën e futbollit zviceran?

Demiri: Objektivi ynë është mbetja në ligën e parë. Mendoj se me pak përforcime mund t’ia arrijmë qëllimit. Përveç Young Boysit dhe Baselit që me cilësi janë para nesh, kujtoj se me klube të tjera jemi të barabartë.


Lajm: Keni pasaportë dyfishtë, të Maqedonisë dhe Zvicrës. Për cilën Kombëtare do të kishit pasur dëshirë të luani?

Demiri: Deri tani asnjëra nga këto dy përfaqësuese nuk ka shprehur interesimin të më ftojë. Mirëpo, dëshira ime është të veshi fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Unë jam shqiptar dhe dua të jap kontributin tim për kuqezinjtë. Nëse nga FSHF-ja më bëjnë ftesë jam i gatshëm të luaj për Shqipërinë.



Lajm: Jemi në prag të KB Afrika e Jugut 2010 dhe s’mund të anashkalojmë pa ju pyetur për shanset e Zvicrës në Botëror, sepse aty luajnë edhe tre shqiptarë (Behrami, Bunjaku dhe Shaqiri)?


Demiri: Zvicra është në grup të vështirë, pasi aty gjendet Spanja, Kili dhe Hondurasi. Mendoj se ka gjasa të vogla për tu kualifikuar në rrethin e dytë. Uroj që lojtarët shqiptarë të bëjnë paraqitje dinjitoze dhe të arrijnë sa më larg në Botëror.

http://lajmpress.com/sport/4777.html
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#18 Juni 7, 8:22 am
Ia vë syrin Shqipëria ?

Kombëtarja shqiptare ia ka vënë syrin edhe portierit kosovar Etrit Berisha, pas paraqitjeve të tij të mira me skuadrën e Kalmarit. Këtë e ka bërë të ditur të dielën selektori i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, i cili e publikoi listën e përfaqësueses për dy ndeshjet miqësore kundër Halmstadit.

Në anën tjetër, portieri kosovar thotë se nuk është kontaktuar ende nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF) dhe se nuk është në dijeni për këtë.

“Deri tash, askush prej përfaqësueses së Shqipërisë nuk më ka kontaktuar. Një gjë të tillë ata e kishin bërë vetëm kur kanë qenë të interesuar për mua, në ekipin e U21 të Shqipërisë”, tha 22 vjeçari.

Ish portieri i 2 Korrikut ka impresionuar sivjet në kampionatin suedez me paraqitjet e tij duke luajtur rregullisht. Në përfaqësuesen shqiptare mbrojnë dy portierë kosovarë: Arian Beqaj dhe Samir Ujkani.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#19 Juni 7, 9:42 am
Zitieren:
Originalpost von: Gentos


War ja nur Testspiel.


das sollte aber keine Entschuldigung für die grauenhafte Leistung der Manschaft sein...

Hast du das Spiel gesehen??? oder lässt du dir nur durch webseiten informieren???
#20 Juni 7, 10:16 am
Quote:
Originalpost von: Lonsdale


das sollte aber keine Entschuldigung für die grauenhafte Leistung der Manschaft sein...
Hast du das Spiel gesehen??? oder lässt du dir nur durch webseiten informieren???


Habs nicht schauen können.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#21 Juni 21, 2:40 pm
Zgjedhja e Kombëtares, e vështirë

Futbollistët e kanë të vështirë ta zgjedhin kombëtaren të cilën duan ta përfaqësojnë. Shumica e përfaqësojnë vendin e tyre, por ka prej tyre që, për arsye të ndryshme, janë natyralizuar. Te Zvicra luajnë tre futbollistë kosovarë. Për dallim nga të tjerët, edhe pse kanë luajtur në ndeshje zyrtare, ata e kanë mundësinë ta ndërrojnë përfaqësuesen dhe të luajnë për Kosovën, kur ajo të pranohet nga FIFA.

Krenaria kombëtare duket një gjë e vështirë në Botërorin 2010. Derisa shumë futbollistë janë duke e përfaqësuar vendin në të cilin janë lindur, të tjerët – për arsye të ndryshme – janë si ambasadorë të Kombeve të Bashkuara.

Për shembull, njëri nga vëllezërit Boateng luan për Gjermaninë, e tjetri për Ganën. Përfaqësuesi i Algjerisë, Hassan Yebda, e kishte fituar Kampionatin botëror U17 me Francën, kurse Winston Reid luan për Zelandën e Re, ndërsa në kategorinë e të rinjve, kishte luajtur për Danimarkën. Stuart Holden ishte lindur në Skoci, ndërsa ka pasaportë të Britanisë së Madhe, por ai luan për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, te Zvicra luajnë tre futbollistë kosovarë: Valon Behrami, Albert Bunjaku e Xherdan Shaqiri. Nëse Kosova pranohet nga FIFA, atëherë këta tre futbollistë mund të luajnë për vendin e tyre.

“Zemra ime është gjithmonë në Kosovë. Unë gjithmonë mendoj për t’i përfaqësuar ngjyrat e Kosovës. Por, aktualisht unë jam në ekipin zviceran, dhe kur luaj futboll, momentalisht mendoj për ngjyrat e Zvicrës”, kishte thënë Behrami.

Këto lëvizje nuk janë të reja në sport, posaçërisht në futboll. Joe Gaetjens, i cili shënoi golin e vetëm të SHBA-së në fitoren e paharrueshme ndaj Anglisë, në vitin 1950. Ai ishte nga Haiti. Alfredo di Stefano, njëri nga futbollistët më të mëdhenj në botë, luajti për tri përfaqësuese, Spanjën, Kolumbinë dhe Argjentinën, ku edhe ishte lindur.

Ferenc Puskas, futbollisti më i madh hungarez, i njohur si “Magical Magyars”, e përfundoi karrierën duke luajtur për Spanjën, edhe pse shumicën e karrierës së tij e shpenzoi te Hungaria.

Futbolli nuk është sikurse Olimpiada e ditëve të sotme, ku kombi është shumë i rëndësishëm. Sipas normave aktuale të FIFA-s, futbollistët me kombësi të dyfishtë janë të lirë ta ndërrojnë mjedisin në çfarëdo moshe, derisa nuk kanë luajtur një ndeshje zyrtare (për Kampionat botëror ose Evropian), ndaj ndonjë kombëtareje.

Pra, futbollistët nuk duhet të nguten, ngase vetëm disa minuta lojë me një kombëtare, në një ndeshje zyrtare, nuk ka më kthim prapa. Futbollisti i lindur në Berlin, Kevin-Prince Boateng, ishte i lirë të luajë për Ganën, sepse ai kishte luajtur vetëm për të rinjtë e Gjermanisë.

Faktet kanë treguar se disa futbollistë i shfrytëzojnë mundësitë më të mira. Kampionati botëror është kulmi për çdo futbollist, kështu që ata shfrytëzojnë mundësitë që u vijnë, për t’i zgjedhur kombëtaret që marrin pjesë në këtë kompeticion.

Federatat kombëtare gjithmonë janë të kujdesshme, kur bëhet fjalë për ndonjë futbollist të talentuar, qoftë ai i vendit të tyre apo jo. Algjeria është treguar mjaft e shkathtë, ngase, 17 nga 23 futbollistët e saj që po marrin pjesë në Afrikën e Jugut, janë lindur në Francë. Disa prej tyre luajtën për ekipin e të rinjve të Francës, por në fund vendosën t’i mbrojnë ngjyrat e vendit afrikan.

Ka arsye personale dhe të ndjenjave të zemrës, për ta zgjedhur një kombëtare. Për shembull, sulmuesi Cacau lëvizi në Gjermani nga vendlindja e tij, Brazil, për t’i ikur varfërisë. Ai vendosi të luajë për gjermanët për t’ia shpaguar vendit të tij ‘adoptimin’ që ia mundësoi atij.

Mesfushori Mesut Ozil, të cilin e lakmuan Gjermania dhe Turqia, ka thënë se zgjedhja e tij nuk kishte kurrë pyetje. Prindërit e tij janë turq, por ai ishte lindur në Gjermani dhe ka thënë se ndihet gjerman.

Ndërsa, Sebastien Bassong, i cili ishte lindur në Paris, ka luajtur për të rinjtë e Francës. Por, ai tash luan për Kamerunin. “Edhe pse jam lindur në Francë, zemra ime rrah për ‘The Lions’. Këtu nuk ka dy rrugë: unë jam kamerunas”, ka thënë ai.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#22 Juli 14, 3:50 pm

Kombëtarja kuqezi fiton 8 vende në FIFA


Ekipi i drejtuar nga Kuzhe që do ta nise fushatën eleminatore Euro 2012 në 3 shtator përballë Rumanisë, ka fituar plot 8 vende në renditjen e FIFA-s. Me 455 pikë, Shqipëria renditet e 71-ta në botë, duke lënë pas Malin e Zi dhe 6 vende më poshtë kundërshtarët e grupit, Bjellorusinë.


http://www.voal-online.ch/images/articles/2009_10/3536/u3_kombetarja18shkurt20047az5.jpg


Fitoret në dy ndeshjet miqësore me Malin e Zi dhe Andorrën i kanë dhënë një impuls të ri Kombëtares Shqiptare jo vetëm në fushë por edhe në letër.

Ekipi i drejtuar nga Kuzhe që do ta nise fushatën eleminatore Euro 2012 në 3 shtator përballë Rumanisë, ka fituar plot 8 vende në renditjen e FIFA-s. Me 455 pikë, Shqipëria renditet e 71-ta në botë, duke lënë pas Malin e Zi dhe 6 vende më poshtë kundërshtarët e grupit, Bjellorusinë.

Kuqezinjtë kanë fituar terren edhe ndaj Bosnje Hercegovinës që tashmë renditet e 57-ta dhe Rumanisë që ndodhet në vendin e 42-të. Kreun e klasifikimit e ka marrë sërish Spanja që ka 1883 pikë, e ndjekur nga Holanda me 1659 dhe Brazili me 1536.

Në këtë renditje bie në sy rënia e lirë e Italisë që ka shkuar në vendin e 11-të, 6 pozicione më poshtë dhe Franca me 12 vende më pak në pozicionin e 21-të.

Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
#23 Juli 30, 11:57 am

Pret ftesë nga Kuze


Besart Berisha shpreson që të kthehet shumë shpejt në Kombëtaren e Shqipërisë, pasi po kalon nëpër një formë të mirë në fazën përgatitore me Arminia Bielefeldin. Në dy ndeshjet e fundit miqësore që i ka zhvilluar skuadra e tij, sulmuesi kosovar i ka realizuar pesë gola. Andaj, 25-vjeçari thotë se selektori Josip Kuze duhet ta shfrytëzojë këtë formë të mirë të tij.

 Besart Berisha, dita-ditës është duke iu rikthyer formës së tij të dikurshme. Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fazën përgatitore me ekipin e tij, Arminia Bielefeld.

25-vjeçari, në dy ndeshjet e fundit miqësore që i ka zhvilluar skuadra e tij, ia ka dalë t’i realizojë pesë gola, duke e lënë kështu të mahnitur trajnerin e tij, por edhe zyrtarë të tjerë të klubit gjerman.

Ai thotë se ky është veç fillimi, duke besuar se shumë shpejt do ta mbërrijë formën optimale të tij.

“Po kaloj nëpër një formë shumë të mirë dhe dita-ditës po shkoj duke u ngritur. Trajneri është i befasuar me formën time nëpër të cilën po kaloj, por edhe zyrtarët e tjerë të klubit. Jam i bindur se do të vazhdoj kështu, dhe ta mbërrij në formën optimale”, ka deklaruar Berisha për Express.

Falë kësaj forme, Berisha shpreson që do të ftohet sërish në Kombëtaren e Shqipërisë, e cila e ka harruar qe një kohë të gjatë.

Ish-sulmuesi i Hamburgut mbetet me shpresë që selektori Josip Kuze do ta thërrasë atë për ndeshjen miqësore të 11 gushtit që Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë në Tiranë ndaj Uzbekistanit, në prag të eliminatoreve për Euro 2012.

“Akoma nuk kam biseduar me selektorin Josip Kuze, apo me ndonjë menaxher tjetër të Kombëtares. Unë shpresoj që ata ta shfrytëzojnë këtë formë time të mirë, duke më ftuar në Kombëtare. Do të ishte mirë që Kombëtarja të ma japë rastin për t’u dëshmuar”, theksoi Berisha.

Trabzonspor, pas Berishës

Forma e mirë e Besart Berishës duket se ka filluar të vërehet edhe nga skuadra të ndryshme evropiane. Kështu thotë edhe vetë Berisha, i cili pohon se ka zgjuar interesimin e disa klubeve nga Turqia, Rusia dhe nga Bundesliga 2 gjermane.

Mirëpo, burime të gazetës Express, të afërta me lojtarin, tregojnë se skuadra turke, Trabzonspor po e vëzhgon vazhdimisht Berishën. Këtë nuk e ka përjashtuar as vetë Berisha, duke thënë se njëherë përnjëherë emrat e skuadrave të interesuara për të nuk mund t’i bëjë publikë.

“Po vëzhgohem prej disa klubeve. Kam oferta nga disa skuadra turke, ruse dhe nga ekipe të tjera gjermane të Bundesligës 2, por njëherë për njëherë nuk mund të zbuloj emra. Vetëm ndonjë ofertë shumë serioze do ta pranoja, përndryshe do të qëndroja këtu ku jam, sepse po ndihem mirë dhe e kam gjetur veten. Dua të luaj më gjatë për një ekip, sepse viteve të fundit kam lëvizur shpesh dhe tani ka ardhur koha të luaj më gjatë për një ekip”, ka thënë Berisha.

Basha ftohet në Kombëtare

Mesfushori kosovar, i cili luan me Atalanatan në Serie B të Italisë, Migjen Basha, më 11 gusht pritet të debutojë me Kombëtaren e Shqipërisë, e cila në Tiranë do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Uzbekistanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha për Express.

“Dokumentacionin e kam dorëzuar dhe pasaporta shumë shpejt pritet të bëhet. Menaxheri i ekipit kombëtar, Denis Bastari më ka thënë se Josip Kuze do të më ftojë për ndeshjen kundër Uzbekistanit”, ka deklaruar Basha, i cili tash e një kohë ishte në pritje të një ftese nga selektori i Kombëtares kuqezi, kroatit Josip Kuze.

Ndeshja ndaj Uzbekistanit do të jetë testi i fundit i skuadrës shqiptare para fillimit të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.
Letztes Update am Juli 30, 11:58 am von Gentos.
Më pëlqen shum shum shum ti puthsha ata sy... Më bën zjarr më bën prush vdeksha unë për ty ....
Alle Zeiten sind GMT . Jetzige Uhrzeit ist 7:11 am.